Në Korçë se kanë harruar ndeshjen e parafundit të sezonit të sezonit që kaloi në Kukës. Enea Jorgji vazhdon t’u dalë akoma në “ëndërr” korçarët janë në pritje të startit të sezonit të ri dhe kanë filluar humorin, teksa i kanë bërë thirrje edhe FShF-së që qysh ndeshjen e parë ndaj Flamurtarit të dërgojnë Enea Jorgjin në Korçë. Sigurisht që një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, por korçarët janë të bindur që me atë që ndodhi, Federata e Futbollit jo vetëm që nuk ka për ta dërguar asnjëherë në Korçë Jorgjin, por as në ndeshjet jashtë fushe nuk do t’i gjykojë ata. Në FSHF pritet të mbërrijë edhe shkresa zyrtare e Skënderbeut që arbitri nga Elbasani të mos i gjykojë më ata.