Merkatoja ka përfunduar, Lushnja vazhdon hyrje-daljet

Është ende në punë e sipër Lushnja dhe ky nuk është një sinjal i mirë. Nëse në shtator nuk e ke kompletuar ende skuadrën dhe bën merkato, do të thotë që shumë gjëra nuk janë bërë si duhet në verë.

Sot nga Lushnja vijnë lajme të reja, sepse Ervis Kaja është larguar krejt papritur.

Mbrojtësi, i cili luan edhe si mesfushor, ka braktisur klubin lushnjar, nuk dihet arsyeja reale, por deri dje situata dukej e qetë, aq sa emri i Kajës ishte edhe në listën që ishte dërguar në FSHF për sezonin e ri.
Ndërkaq, Lushnja ka afruar mesfushorin Enriko Papa, i cili ishte në bisedime me disa klube dhe dukej pranë Kastriotit.

Sezonin e shkuar Papa ishte pjesë e Teutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online