Abazaj kujton sezonin e shkuar: Në Durrës përsëritim veten

Sulmuesi anësor i Luftëtarit tregon objektivat e klubit të tij dhe kërkon që ta surprizojnë sërish Teutën në “Niko Dovana”

Gëzim Beqiri

Përgatitjet e djeshme janë kryer përsëri në fushën e stadiumit në mënyrë që futbollistët të ambientohen sa më mirë me tapetin me bar natyral, pasi deri tani janë përgatitur në fushë me bar artificial. Edhe pse dyshja e trajnerëve nga Uruguai, Fernandez-Kurbelo, i vënë futbollistët në pjesën më të madhe të stërvitjes duke luajtur midis tyre, është e vështirë të përcaktohet formacioni që do të luajë ditën e nesërme ndaj Teutës së Durrësit. Të gjithë futbollistët janë  të gatshëm dhe në gjendjen më të mirë për t’u aktivizuar, me përjashtim të Eduard Rrocës, që edhe dje është stërvitur i diferencuar nga grupi i futbollistëve. Kristal Abazaj është kthyer në Gjirokastër pas ndeshjeve me kombëtaren e 21-vjeçarëve, ku u aktivizua në takimin ndaj Islandës dhe shënoi dy golat e parë për Shpresat në fitoren 2-3 në Islandë. Sulmuesi anësor pritet të jetë titullar ndaj Teutës:

”Shpresojmë dhe shkojmë për rezultat pozitiv. Për mua është një eksperiencë më shumë pjesëmarrja me kombëtaren e 21-vjeçarëve dhe kam besim se do të shënoj edhe në kampionatin tonë. Ndaj Teutës për ne ka rëndësi fitorja dhe jo se kush shënon golin. Është ndeshja e parë dhe si i thonë ‘fillimi i mbarë është gjysma e punës’. Një sezon më parë ne ishim superiorë ndaj skuadrës durrsake dhe fitorja në fazën e tretë në Durrës jo vetëm na siguroi qëndrimin në Superiore, por mundëm të pozicionoheshim në vendin e katërt në përfundim të kampionatit. Edhe për këtë kampionat ne kemi synimet tona dhe nuk është vetëm qëndrimi në Superiore, por pjesëmarrja në kupat e Europës. Kjo është arsyeja pse fitorja ndaj Teutës ka rëndësinë e vet dhe me këtë objektiv do të futemi në fushën e lojës”, përfundon Abazaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online