Pas paraqitjes së dobët në miqësoren kundër Kastriotit, Laçi ka reaguar, sepse mposhti dje 2-1 Kamzën. Ishte përballja e dytë miqësore mes këtyre dy skuadrave, me laçianët që kanë fituar sërish, pas suksesit 2-1 para disa javësh. Në pjesën e parë nuk pati gola dhe Kamza luajti mjaft mirë, por nuk arriti të shënonte, një problem që ka nevojë për zgjidhje urgjente. Në pjesën e dytë, pas zëvendësimeve të shumta, Laçi u përmirësua dhe në minutën e 68-të gjeti golin vendimtar me Uzunin, i cili shfrytëzoi një pasim nga Bushi, duke mposhtur portierin Gjonikaj. Në vazhdim Kamza bëri më shumë në aspektin e lojës, por në kundërsulm Laçi pati mundësi të mira, duke goditur një shtyllë e një traversë. Përfundoi vetëm me një gol, me Laçin që është kthyer në rrugën e duhur, ndërsa Kamza pret sulmuesin Raçiç.
RUSËT E KAMZËS – Kamza aktivizoi sërish dje dy futbollistë rusë, të cilët janë konfirmuar pjesë e ekipit për sezonin e ri. Dmitri Simonov është një mesfushor 22-vjeçar, i cili sezonin e shkuar u aktivizua (shumë pak) me ekipin SKA Rostov në divizionin e dytë rus. Hasan Hatsukov është gjithashtu 22 vjeç, mesfushor dhe sezonet e fundit ka luajtur me Stroginon, në divizionin e tretë rus.
Laçi – Kamza 1-0
Shënues: Uzuni 68`
Laçi: Vata, Ademir, Qaqi, Sefgjini, Fangaj, Eskerda, Jonuzi, Bardhi, Xhixha, Uzuni , Ejoh. U aktivizuan: Smaçi, Lushka, Kallaku, Shala, Vatnikaj, Bushi. Trajner: Stavri Nica.
Kamza: Halili, Idrizaj, Fushtar, Leo Lelis, Neziri, Arabal, Zefi, Mehmeti, Fukui, Imeri, Rezi. U aktivizuan: Gjonikaj, Ymeraj, Frashëri, Aruçi, Mumajesi, Syziu, Mustafa, Simonov, Hhatsukov. Trajner: Ramadan Ndreu.
Gjyqtarët: A. Beqiri, E. Spahiu, A. Shkreta (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Smaçi 61` / Arrabal 61`