Shqipëria U-19 ka fituar miqësoren e parë, nga dy të tilla, që ka programuar në Fier kundër Gjeorgjisë.
Në përballjen e sotme në “Loni Papuçiu” kuqezinjtë e vegjël fituan 1-0, me gol nga mesfushori i talentuar i PAOK-ut, Sadik Çela, i cili shënoi një gol të bukur me goditje dënimi.
Një ndeshje e mirë për skuadrën e drejtuar nga Erjon Bogdani, që ka në dispozicion një grup të talentuar, por që ka nevojë për kohë, pasi lojtarët nuk njihen mirë me lojën e njëri-tjetrit, ndaj janë organizuar edhe stazhe të tilla përgatitore dhe miqësore ndërkombëtare.
Më 1 shtator do të luhet sërish në Fier, kundër Gjeorgjisë (ora 17.00).