Sodik Atanda nuk ka rinovuar ende dhe kjo mund të jetë arsyeja pse nuk po aktivizohet në formacion nga trajneri Mark Juliano. Mbrojtësi hyn në vitin e fundit të kontratës dhe Partizani kërkon rinovimin, për të mos e humbur falas verën e ardhshme, por mbrojtësi refuzon rinovimin. Ky është lajmi i publikuar dje nga Sport Ekspres, që ka bërë që Partizani të reagojë me një komunikatë të shkurtër për shtyp, ku sqaron se Atanda do rinovojë së shpejti, edhe pse nuk jepet ndonjë afat kohor i qartë.
‘Klubi konfirmzon se nuk egziston asnjë mosmarrëveshje mes drejtuesve dhe Sodiq Atandës .
Mbrojtësi i cili pak ditë më parë festoj 24 vjetorin e lindjes është nën kontratë me 15-të herë kampionët e vendit deri në 2018 dhe vijon të jetë një prej lojtarëve të rëndësishëm të ekipit. Në momentin e duhur palët do të ulen për të diskutuar mbi zgjatjen e mundshme të kontratës së mbrojtësit, i cili luan sezonin e 3-të me fanelën e kuqe”.