Skënderbeu në Europë, bëhet lëmsh Superiorja

Skënderbeu bën “çorbë” kalendarin e Superiores. Jo për fajin e vet, por të atyre që nuk e çuan ndërmend se ndonjë klub do të shkonte në grupe në kupat e Europës. Fillimj i kampionatit pas gjithë Europës, edhe pse luajmë 36 javë, u quajt normal, sepse ashtu donin klubet.

Tani, me kualifikimin e Skënderbeut, Federata detyrohet të modifikojë kalendarin, duke shtyrë dy javë që janë programuar në mesjavë dhe duke i çuar vitin e ardhshëm.

Logjikisht, duhej të shtyheshin vetëm ndeshjet e Skënderbeut, por ndoshta rivalët e tyre nuk kanë pranuar.

Tani, 36 javë kampionat, plus kupa, duhet të ngjishen në pak më shumë se 7 muaj!


Për shkak se skuadra e KF Skënderbeut u kualifikua për në fazën e grupeve të UEFA duhej të Europa League, si dhe fillimit të kampionatit në muajin shtator, kalendari i kampionatit të Kategorisë Superiore pëson një ngjeshje të datave të ndeshjeve. Për këtë arsye, Komiteti Ekzekutiv i FSHF, me një vendim qarkullues vendosi që java e 3-të e Kategorisë Superiore, e planifikuar për t’u luajtur në datë 20 shtator të spostohet në datën 24 shtator, si dhe java e 15-të e kampionatit, e planifikuar në datë 6 dhjetor të luhet në datë 10 dhjetor. Dy javët e spostuara do të rikuperohen gjatë vitit 2018 në datë 28 shkurt dhe 9 maj 2018”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Java 3
Kukësi – Laçi
Teuta – Flamurtari
Lushnja – Kamza
Skënderbeu – Partizani
Luftëtari – Vllaznia

Java 15
Teuta – Kukësi
Lushnja – Skënderbeu
Luftëtari – Partizani
Flamurtari – Laçi
Vllaznia – Kamza

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online