Inzagi: Nuk isha gati për Shqipërinë. Milani i ri më entuziazmon

Filipo Inzagi është gati të debutojë në Serinë B me Venecian e tij, të shtunën kundër Salernitanës. Trajneri i skuadrës lagunare pret me padurim debutimin: “Kjo nuk është një Seri B, por një A2, duke pasur parasysh skuadrat e rëna nga Seria A, çfarë merkatoje kanë bërë dhe cilat janë ambiciet e skuadrave të sapongjitura si Parma, pa harruar një realitet të kalibrit të Frozinones”, deklaron Inzagi, në një intervistë të gjatë lëshuar të pditshmes italiane “Corriere dello Sport”.

Inzagi i kthehet edhe historisë së ofertës nga Shqipëria, duke pranuar se ishte shumë pranë stolit kuqezi: “Është e vërtetë, u ndjeva i nderuar që isha në qendër të vëmendjes së një federate që në këto vite, falë punës së De Biazit, ka djegur etapat, duke arritur kualifikimin historik për në Euro 2016. Por unë sapo kam mbushur 44 vjeç dhe jam tepër i ri për t’u bërë trajner i një kombëtareje. Kam nevojë të punoj çdo ditë në fushë, me lojtarët dhe bashkëpunëtorët e mi, duke vazhduar të studioj, të përmirësohem dhe të grumbulloj eksperiencë. I uroj Panuçit të arrijë gjithë sukseset që synon dhe që meriton”.

I paevitueshëm diskutimi për Milanin: “Jam dhe d të mbetem përgjithmonë tifoz kuqezi. Nuk e harroj atë që kam marrë nga populli milanist. Milani i ri më entuziazmon: është e bukur të shohësh San Siron plot me pasion dhe entuziazëm, siç ka ndodhur në ndeshjet e Europa League. Drejtuesit e rinj kanë bërë një merkato të shkëlqyer, njerëzit po thithin ajër fitoresh dhe vetëm një që ka luajtur dhe ka fituar me këtë klub e di se ç’do të thotë. Ky kampionat do të jetë më i ekuilibruar se i shkuari”.

Inzagi i gëzohet edhe faktit që po shkëlqen një zbulim i tij, Patrik Kutrone: “Jam i lumtur që kam pasur intuitën e duhur. Kur drejtoja skuadrën e të rinjve, Kutrone luante me ne, edhe pse ishte dy vite më i vogël se të tjerët. Patrik e ka golin në gjak, askush nuk ka shënuar sa ai me ekipet e moshave, 110 gola. Me sa shoh, nuk ka ndërmend të ndalet, nuk i mungon asgjë dhe mund të shkojë shumë larg, deri në kombëtare, thjesht duhet të vazhdojë kështu, të punojë e të tregohet altruist, si dhe të përballojë si duhet famën e menjëhershme”.

Natyrisht, SuperPipo ka komplimente edhe për vëllain e vet Simone, fitues i Superkupës me Lacion: “Në kampionatin e parë të plotë në Serinë A doli i pesti, shkoi në finale të kupës dhe fitoi Superkupën. Aty Simone kreu një kryevepër në lojë dhe taktikë. Nuk e them vetëm se e kam vëlla, por Simone ka treguar se është një ndër trajnerët më të mirë në Serinë A dhe e ka merituar konfirmimin te Lacio, tani uroj që klubi t’ia përforcojë skuadrën, sepse konkurrenca këtë vit do të ketë shumë e madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online