Një çmenduri, Mejuedhër-MekGregor thyen rekorde pa fund

Do të jetë dueli i shekullit, por edhe më shumë se kaq. Sfida e boksit mes Flojd Mejuedhër dhe Konor MekGregor po luhet prej kohësh në media dhe interesimi është aq i madh, saqë po thyhet çdo rekord për sa u përket të ardhurave që do të krijojë dueli i çuditshëm, me një boksier kundër një kampioni në arte parciale mikse. Dy kampionët e ringut do të përballen në një ndeshje të vërtetë boksi, me rregullat e zakonshme që do të pengojnë jo pak MekGregor, që nuk shihet favorit. Gjithsesi, do të shohim gjithçka në T-Mobile Arena të Nevadas në Las Vegas, mbrëmjen e të shtunës së 26 gushtit me orën amerikane, ndërsa shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin Live këtë sfidë në Supersport, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ajo mes Mejuedhër dhe MekGregor do të jetë një përballje mes një prej boksierëve më të fortë të të gjitha kohërave dhe ylli të Multi Martial Arts, një miks i arteve marciale. Irlandezi 29-vjecar nuk ka marrë pjesë asnjëherë në karrierën e tij në një ndeshje të boksit profesionist dhe kjo e bën që të konsiderohet i pashpresë, sepse i ashtuquajturi dueli i mijëvjeçarit do të zhvillohet me të gjitha rregullat e boksit dhe mbi të gjitha mbi një ring.

Rivalët do të përdorin dorezat e boksit dhe asnjëri nga  të dy nuk mund të bëjë goditje si në artet marciale dhe të përdorë lëvizjet e këtij lloj sporti.  Shifrat e kësaj përballjeje janë spektakolare dhe e bëjnë këtë duel më të pasurin në planet. Një biletë për të ndjekur në sallë ndeshjen mes kampionit amerikan dhe irlandezit kushton nga 500 deri në 40 mijë dollarë. Amerikanët duhet të nxjerrin nga xhepi 90 dollarë për ta parë ndeshjen nga ekrani, ndërsa një anglez duhet të paguajë 20 sterlina. Mejuedhër do të arkëtojë minimalisht 100 milionë dollarë nga kjo sfidë, ndërsa MekGregor 75 milionë, pavarësisht rezultatit të ndeshjes. Miliona pa fund, nëpërmjet të drejtave televize dhe sponsorëve, që do të thotë se organizatorët do të arkëtojnë shumën marramendëse të 600 milionë Dollarëve, një shifër që kalon 520 milionët që u arkëtuan nga përballja Mejuedhër-Pakuiao, edhe ajo e quajtur “Sfida e Shekullit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online