Zyrtare, Koliçi firmos për Kukësin

Transferimi jashtë Shqipërie mbeti një ëndërr, ai te Skënderbeu ndoshta shtyyhet një vit. Enea Koliçi ka vendosur të qëndrojë te Kukësi, pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin verilindor. Kanë qenë javë të trazuara, plot stres e akuza, me portierin që refuzonte rinovimin automatik që i kishte bërë klubi. Megjithatë, bisedimet mes palëve çuan te gjetja e marrëveshjes së re financiare, që kënaq Koliçin, i cili ka rinovuar sot, për një vit.

Jam shumë i kënaqur që rinovova me Kukësin. Më vjen mirë që gjeta gjuhën e përbashkët me klubin dhe presidentin Safet Gjici. Do të bëj maksimumin për klubin dhe do të punoj fort për plotësimin e objektivave të tjera. Dua që të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm për këtë sezon.

Nuk kam biseduar ende me trajnerin Mladen Milinkoviç, por me Luftëtarin ka bërë mjaft mirë dhe jam i sigurt se edhe me ekipin e Kukësit do të bëjë  po aq mirë. I kam ndjekur zhvillimet në skuadër dhe mendoj se janë bërë disa afrime mjaft të mira”, – shprehet Koliçi për sajtin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *