Është një ndër veteranët e Bazelit, por duket se me trajnerin e ri Rafael Viki nuk i ka punët mirë. Taulant Xhaka është një nga zëvendëskapitenët e Bazelit dhe pretendon të marrë shiritin, por ndërkohë ka dy ndeshje që e nis nga stoli.
Bazeli po provon skema të reja dhe duket se pikërisht shqiptari është i sakrifikuari. Dje Bazeli fitoi lehtësisht 3-0 në Tun, me Xhakën që luajti vetëm 7 minuta. Duke njohur karakterin e Xhakës, zor se kjo situatë do të pranohet qetësisht prej tij.
Ndërkaq, Zyrihu barazoi 0-0 në Lugano dhe Burim Kukeli e bëri pushim këtë radhë, duke qëndruar në stol, pas fillimit mjaft pozitiv të sezonit.