Një humbje apo dy, në korrik, nuk janë problem për askënd. Megjithatë, nëse quhesh Bajern dhe nëse humbet 4 miqësore prestigji, diçka nuk shkon.
Dje Bajerni u mund nga Liverpuli 3-0, sot e pati radhën Napoli i Hysajt ta fundoste, 2-0, me gola nga Kulibali e Xhakerini.
Dy humbje në 24 orë, të dyja në Mynih, në një stadium të tejmbushur. Humbje OK, por kështu jo, tifozëylt meritojnë respekt.
Ançrloti luajti me rezerva e të rinj, hiq Kimish e Vidal, apo Sançes e zëvendësuesi Riberi, por edhe Napoli nuk ishte i plotë, sepse Sarri la pushim thuajse gjithë titullarët e djeshëm (30 minuta për Hysajn). Turneun e fitoi Atletiko e Kejdi Bares, Bajerni e mbylli i fundit!
Ançeloti pas ndeshjes tha se tifozët kishin të drejtë që fishkëllyen. Kaq? Humb edhe nja dy ndeshje këtë muaj, Karlo, pastaj më mirë ik vetë!