Koliçi nuk paraqitet, betejë ligjore në horizont

Enea Koliçi nuk është paraqitur sot në grumbullimin e Kukësit, në ditën e parë të trajnerit të ri Mlladen Milinkoviç.

Ndryshe nga Lena e Emini, që janë në Maqedoni, portieri është në Tiranë dhe ka refuzuar të paraqitet, duke pretenduar se është pa kontratë. Kukësi pretendon të kundërtën, duke depozituar edhe kontratën e tij në FSHF.

Duket se po shkohet drejt gjyqit, sepse asnjëra palë nuk hap rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *