Kukësi sot në fushë, të gjithë në provë

Jurgen Zela

Kampionët nisin sot rrugën drejt mbrojtjes së titullit kampion. Me njëprojekt të ri për të vënë në jetë, presidenti Gjici kërkon që të bëjë më mirë se dy sezonet e fundit, ku për t’u veçuar është fakti se ka arritur që të ngrijë tre trofe, megjithatë nuk mjaftohet me kaq. Angazhimet në kupat e Europës, bënë që kampionët të vonoheshin disi menisjen e përgatitjeve për kampionat, megjithatë forma fizike nuk do tëjetë paska problem, nëse lojtarët nuk e kanë tepruar në këto ditë pushim. Kur duhet më shumë se një muaj nga nisja kampionatit, në Kukës kanë një punë të madhe për të bërë. Fillimisht stërvitja do të nisë në Pezë, me seancën e parë stërvitore që është programuar të zhvillohet në orën 17:30. Verilindorët kanë parashikuar që fazën përgatitore ta zhvillojnë në Ohër, ku do të qëndrojnë për afro dy javë.

KONTRATAT – Kukësi duhet të saktësojë lojtarët me të cilët ka rinovuar së pari, pasi situata është mjaft e paqartë. Sot do të bëhet e ditur dhe lista e lojtarëve që do të zbresin në fushë. Në pikëpyetje janë Enea Koliçi,Izair Emini dhe Nijas Lena, të cilët pretendojnë se u ka përfunduar kontrata, ndërsa klubi ka depozituar kontratat e reja në FSHF. Një situatë mjaft kaotike, pasi lojtarët nuk kanë firmosur kontratë gjatë kësaj periudhe, veç asaj kur janë afruan në fillim tek Kukësi. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat, pasi lojtarët në fjalë janë në negociata me presidentin Gjici.

PROVA – “Me ardhjen e trajnerit të ri gjithçka do të jetë në dorën e tij, për ta ndërtuar ekipin, ose për të marrë lojtarë, për të realizuar objektivin që ka klubi. Ne do e mbështesim me ato që na takon ne. Ndoshta ne kemi mbajtur disa që na janë dukur lojtarë të mirë, por vendimi i takon trajnerit, pasi trajneri është institucion që ne nuk indërhyjmë. Ne jemi të detyruar të mbështesim”, ishin disa nga fjalët epresidentit Safet Gjici, në prezantimin e trajnerit Milinkoviç, duke lënë të kuptohet se të gjithë lojtarët do të jenë në provë. Nëse dikush nga grupi aktual nuk do të konsiderohet i vlefshëm për filozofinë e teknikut serb, atëherë palët do të ulen në negociata për të shkëputur bashkëpunimin. Me pak fjalë askush nuk e ka vendin e sigurt, megjithatë, trajneri Milinkoviç nuk mund të bëjë ndryshime drastike, pasi performancë e Kukësit në kupat e Europës ishte e kënaqshme dhe me ruajtjen e boshtit gjithçka do të ishte e lehtë për të.

AFRIMET – Një nga kushtet e teknikut 49-vjeçar kur nisi bisedimet me Kukësin ishte pavarësia në merkato. Vetë tekniku ende nuk mund të bëjë llogaritë për lojtarët që i nevojiten, pasi nuk e njeh mirë skuadrën. “Fillimisht do të shohim skuadrën, ende nuk e di kush është e larguar dhe kush do të qëndrojë. Lojtarët që do të vijnë tek ne do të shqyrtohen mirë, do të provohen dhe më pas do të vendoset për ta”,- tha në prezantim Milinkoviç, duke nënkuptuar se afrimet do të jenë të mirëstudiuara. Deri më tani edhe pse kanë nisur të studiohen disa pista, nuk ka emra konkret, për lojtarët që mund t’u shtohen kuksianëve.

Lista e lojtarëve të konfirmuar

Ervis Koci

Klevis Hasanbelli

Rraman Hallaçi

Bujar Idrizi

Ylli Shameti

Rustem Hoxha

Simon Rrumbullaku

Eni Imami

Hair Zeqiri

Siraj Nasar

Besar Musolli

Ndriçim Shtubina

Sindrit Guri

Elton Kale

Benejan Bele Demte

Në pikëpyetje

Enea Koliçi

Izair Emini

Nijas Lena

Rexhep Memini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *