PSG-ja e ka nisur me fitore sezonin e ri dhe pikërisht duke mposhtur Monakon, skuadrën e cila sezonin e kaluar i “vodhi” titullin kampion të Francës. Në finalen e Superkupës në “Stade de Tanger”, në Marok, parisienët fituan 2-1 falë një Dani Alveshi fantastik, në rolin e mesfushorit të krahut.
Braziliani fillimisht shënoi një gol spektakolar me goditje dënimi ndaj bardhekuqve dhe në pjesën e dytë dha asist për Rabionë, i cili shënoi golin e triumfit. Alvesh tani ka 34 trofe gjatë karrierës (me klube), shumë pranë Rajan Gigsit (35) dhe Maksuellit (36).
Ndërkaq, PSG e ka bërë pronë private Superkupën e Francës, sepse e fiton prej vitit 2013.
AS Monaco vs PSG 1-2 – All Goals & Highlights – 29/07/2017 #MonacoPsg #Monaco #Psg pic.twitter.com/Q3fxb9i8CR
— Manuel (@PremierskillsHD) July 29, 2017