Besnik Hasi largon shqiptarin, Laci huazohet në Francë

0

Besnik Hasi nis të bëjë “skartimet” dhe gërshëra ka prekur një shqiptar… Qazim Laci, që ishte kthyer nga huazimi te Levadiakosi (sezonin e shkuar), menjëherë largohet nga Athina. Këtë herë, destinacioni, sërish në formulën e huazimit, është Franca, ku Azhakso i ka besuar. Laci është ndër pikat më të forta të Shpresave të Shqipërisë (12 ndeshje, nga të cilat 11 si titullar). Mesfushori do të aktivizohet në ligën e dytë franceze sezonin tjetër dhe do të kryejë fazën me skuadrën në fjalë. Olimpiakosi ka zyrtarizuar sot këtë huazim. Laci është vetëm 21 vjeç dhe grekët besojnë te ai, ndryshe do ta kishin shitur, por hapësirat janë të bllokuara në Athinë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.