Telushi “digë”, Belupo po befason të gjithë

0

Transferimi nga Vlora në Kroaci duket se ka qenë i duhuri për Bruno Telushin, që tashmë ka gjetur dimensionin e tij, atë të një futbollisti që jep zemrën në fushë dhe që nuk e tërheq këmbën mbrapa, sidomos kur bëhet fjalë për të dalë përpara kritikave.

Profesionist i vërtetë dhe i pasionuar pas topit, Telushi po mahnit edhe te Slaven Belupo, në kampionatin kroat, teksa në ndeshjen e radhës, këtë të shtunë në transfertë ndaj Inter Zapreshiçit, skuadra e tij ka fituar me rezultatin 0-1, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve në kampionat, në vend të tretë momentalisht.

Bruno luajti 90 minuta, duke tentuar edhe portën kundërshtare disa herë në pjesën e parë, si zakonisht me “predha” nga distanca. Goli nuk erdhi, por rëndësi kanë fitoret dhe fakti që vlonjati po luan rregullisht dhe po ndihet si në shtëpi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.