Çeçenët nuk ndalen më, Roshi e Balaj të pafat

Tre ndeshje, tre fitore, asnjë gol i pësuar: fillim spektakolar i sezonit për Ahmat Groznin, ish-Terekun, klubin çeçen që po shkëlqen në kampionatin rus.

Sot Ahmati mposhti 2-0 Dinamon e Moskës, duke marrë kreun e renditjes me pikë të plota pas 3 javëve të para dhe duke filluar të ëndërrojë, edhe pse realisht nuk synon më shumë se një vend në Europa League.

Gjithsesi, nuk po u buzëqesh fati shqiptarëve, sepse Odise Roshi e Bekim Balaj e kanë nisur me probleme fizike sezonin dhe munguan sot. Balaj luajti vetëm 45 minutat e para javën e shkuar në Rostov, ndërsa Roshi u dëmtua në pjesën e dytë të asaj sfide.

Sot luajti vetëm Bernard Berisha, i futur në minutën e 62-të, kur ndeshja ishte ende pa gola. Futja e mesfushorit të Kosovës shtoi ndjeshëm rrezikshmërinë në sulm dhe në minutat 80 e 83 erdhën dy golat e fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *