Laçi humbet një lojtar kyç, Musaj zyrtarizohet në Kosovë

Drilon Musaj është zyrtarizuar dje pjesë e Dritës së Gjilanit në Kosovë, skuadër me të cilën ai ka firmosur për një sezon. Mbrojtësi i djathtë pas dy sezonesh u largua nga Laçi, që i ofroi rinovimin futbollistit ende pa u mbyllur sezoni futbollistik. Me mbarimin e kampionatit ai doli lojtar i lirë dhe kishte disa oferta.

Para disa ditësh ai ka pasur një bisedë edhe me presidentin Laska, që i ka bërë një ofertë atij, por ka vendosur të kthehet në Kosovë dhe një arsye e fortë ka qenë edhe familja, duke u shkëputur nga Shqipëria pas dy vitesh.

Sezonin e fundit 22-vjeçari shkëlqeu, duke luajtur thuajse 3000 minuta në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *