Shitja e qendërmbrojtësit Rydiger te Çelsi ka zemëruar pa masë tifozerinë e Romës, aq sa sot në qytet e rrjete sociale mbizotëronte parulla: “Po sot, cilin do shisni?”.
U tha, u bë: Paredes është transferuar zyrtarisht te Zeniti për 23 milionë euro, plus 4 milionë në bonuse.
Lajmin e kanë zyrtarizuar të dy klubet dhe Roma shet një mesfushor shumë të talentuar, që kërkohej nga shumë klube.
Tani pyetja është: kush e ka radhën? Megjithatë, drejtor Monçi duhet ta ketë një plan madhor.