Partizani u mund keq dje dhe nuk mjaftoi supergoli i Xhevahir Sukajt pa nisur mirë ndeshja, sepse Botevi përmbysi gjithçka.
Sulmuesi shkodran në Instagram me përulësi ka postuar një mesazh: “Një humbje që sinqerisht na vjen keq. Të gjithë duhet t’u kërkojmë falje tifozëve”.
Një tifoz i mërzitur ka shfryrë, duke i thënë “je larg Ekubanit” dhe përgjigja e Sukajt ka qenë e menjëhershme: “Futu në Wikipedia e krahaso mua me Ekubanin”.
Ndërkaq, ajo që bie në sy është dashuria pa fund për Sukajn nga ish-tifozët e tij në Iran. Tifozët e Sepahanit kanë përmbytur llogarinë e Sukajt me mesazhe dashurie, duke treguar sa gjurmë ka lënë shkodrani në Iran.