Vjen tërmeti i pritshëm te Partizani: humbja kundër Botevit ka qenë një goditje shumë e rëndë dhe praktikisht eliminimi është i sigurt, ndaj tashmë disa “koka” do të priten.
Starova u ka kërkuar falje tifozëve, por vetëm kaq, ndërsa një hap më tej ka shkuar Genci Tomori.
Drejtori i të kuqve ka dhënë dorëheqjen, duke marrë përgjegjësinë që i takon për dështimin evropian pa nisur mirë aventura ndërkombëtare.
Tani priten zhvillime të reja dhe është e sigurt që Starova e shumta do të qëndrojë deri në ndeshjen e kthimit.
E pason Milinkoviç apo dikush tjetër, kjo tani nuk ka rëndësi…