Grezda prezantohet tek Osijeku: Hap i madh përpara

Eros Grezda ka firmosur prej kohësh me Osijekun, por prezantimi i tij me fanellën e klubit të ti të ri është bërë sot, në një konferencë për shtyp ku janë prezantuar tre afrime verore, para debutimit në Europa League, kundër Santa Kolomas modeste.

Grezda ka marrë numrin 11 dhe është gati për një aventurë të re, pas dy vitesh në Zagreb, te Lokomotiva, ku shkëlqeu, duke shënuar 14 gola në 59 ndeshje kampionati.

Anësori ofensiv i kombëtares shqiptare është përshtatur mirë në Kroaci, pas fillimit të karrierës në Slloveni (Aluminij e Zavrç), ndaj ka vendosur të qëndrojë edhe për të paktën një vit aty, për të fituar eksperiencë.

Pas prezantimit, Grezda deklaroi: “Jam i lumtur për transferimin në Osijek, sepse është një hap i madh përpara në karrierën time. Skuadra është e mirë dhe e di që do të kem sukses. Mund të luaj si anësor ofensiv në të dy krahët dhe preferoj të jem sa më pranë portës kundërshtare. Jam pak mbrapa në përgatitje në krahasim me shokët e skuadrës, pasi jam bashkuar me vonesë në fazën përgatitore, por ndihem gati, edhe pse nuk kam pushuar fare në mes dy sezoneve, për shkak të ndeshjeve me kombëtaren”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *