Partizani pa risi në Europë, konfirmon afrimin e sulmuesit kamerunas. Progni zgjidh problemin e kontratës dhe federohet
Skuadra e Partizanit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka dërguar listën e ekipit në UEFA. Nuk ka shumë ndryshime nga boshti i skuadrës, surpriza e vetme mbetet afrimi i kamerunasit Xhixhiua Mustafa Enok. Futbollist i afruar nga skuadra e Dragon Yaounde. Zyrtarizohet pjesëmarrja e Prognit edhe në ndeshjen e parë, por edhe largimi i Dajsinanit dhe përfshirja e Fabio Gjonikajt.
Xhixhiua Mustafa Enok – Afrimi më i ri i Partizanit është sulmuesi Xhixhiua Mustafa Enok. Kamerunasi është i ditëlindjes 1995 dhe është 21 vjeç. Mosha e tij e re, grumbullimi me ekipet kombëtare të Kamerunit kanë bindur “demat” për ta afruar në skuadër dhe madje t’i japin fanellën me numër 25. Xhixhua është afruar për të mbyllur sado pak hapësirat e lëna bosh nga largimet e Ekubanit, Torasës dhe Cetkoviçit. Futbollisti ka luajtur në Kamerun me ekipin Dragon Yaounde. Sulmuesi është kërkuar edhe në Kongo, por në fund ka preferuar ekipin e Partizanit.
LISTA – Në listën e të kuqve janë përfshirë edhe Progni, apo Malota i dëmtuar. Portieri Gjonikaj është një tjetër emër i ri në listë. Burime të ndryshme bëjnë me dije se Progni mund të luaj që në ndeshjen e parë, pasi ka ndërprerë kontratën e tij me Teutën dhe me shumë mundësi do të jetë në fushë që në sfidën e parë. Mbetet të shihet nëse të kuqtë do të rrezikojnë me të.
PARTIZANI/ Lista e lojtarëve të federuar në UEFA
Portierë
Fabio Gjonikaj
Alban Hoxha
Dashamir Xhika
Mbrojtës
Renaldo Kalari
Labinot Ibrahimi
Esin Hakaj
Sodiq Atanda
Arbnor Fejzullahi
Blerim Kotobelli
Gezim Krasniqi
Renato Malota
Kristi Marku
Mesfushorë
Mentor Mazrekaj
Ardit Jaupaj
Lauren Ismailaj
Idriz Batha
Jurgen Bardhi
Emiliano Vila
Lorenc Trashi
Sulmues
Xhevahir Sukaj
Gerhard Progni
Realdo Fili
Xhixhiua Mustafa Enok