Evertoni e ka seriozisht këtë verë, sepse pasi bleu portierin Xhordan Pikford nga Sandërlendi për një shifër rekord për çdo portier anglez në histori, tashmë ka ardhur edhe goditja e dytë.
Kapiteni i Ajaksit, Dejvi Klasen, është transferuar te klubi nga Liverpuli për 23,6 milionë sterlina, rreth 27 milionë euro, duke firmosur një kontratë 5-vjeçare.
Mesfushori 24-vjeçar, mjaft i aftë në fazën sulmuese, është rritur tek Ajaksi dhe ka qenë një lojtar kyç sezonet e fundit, ndërsa është bindur të transferohet tek Evertoni pas një bisede me trajnerin holandez Ronald Kuman.
Klasen është bërë kapiteni i Ajaksit që para dy vitesh, në moshën 22-vjeçare, ndërsa ka fituar 3 herë titullin kampion dhe është shpallur Futbollisti Holandez i Vitit 2016.
Tani Evertoni është pranë zyrtarizimit të sulmuesit M’Baje Niang nga Milani për rreth 17 milionë euro, me francezin që është në Liverpul.