Plas te Kosova, Berisha kundër Bunjakut!

“Sa të jetë Albert Bunjaku unë më kurrë nuk do të luaj me Kosovën. Ai për mua është trajneri më i dobët në karrierë që e kam njohur. Kam ardhur të luaj për Kosovën, hatri i popullit, i fansave që më duan. Por, Bunjaku është arsyeja që nuk mund të vazhdoj më. Ai është i dobët në stërvitje, në ndeshje, pas ndeshjes, thjesht ai nuk di asgjë”.

Plas te Kosova. Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Turqisë dhe vetëm 1 pikë e marrë në grup, barazimi ndaj Finlandës në debutim, ka ardhur edhe përçarja e grupit dhe dhomave të zhveshjes. Në fakt, për “Indeksonline”, sulmuesi që aktivizohet në Australi dhe është më i miri golashënues në historinë e kampionatit të “kangurëve”, ka reaguar ashpër: “Nuk është zakon i imi të kritikoj trajnerët por këtë ia kam borxh Kosovës sepse nuk bën të lë një trajner si ai. Nuk e di nëse ai ka luajtur futboll apo ku ka qenë trajner, por ai po e shkatërron Kosovën. Ai po tenton të luaj sistem mbrojtës, duke pasur skuadrën të sulmojë. Më besoni se Kosova ka skuadër fantastike. Kam njohur shumë yje këtu, ka futbollistë tejet cilësorë, por me Bunjakun të gjithë ndihemi të nënvlerësuar”, theksoi sulmuesi. “Na duhet ndonjë trajner qe di të bëjë taktika, di t’i motivoi futbollistët. Për shembull, ndonjë kroat apo gjerman me përvojë. Bunjakut nuk dua t’ia shoh sytë asnjëherë më. Ai më ka injoruar mua si futbollist pa më dhënë asnjë arsye. Mbrëmë ishin në stadium disa menaxherë nga Evropa dhe Azia. Nuk kanë mundur ta besojnë që te Kosova nuk ka vend në përbërje futbollisti më i mirë në Azi dhe Australi, vijoi ai akuzat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *