Juventinët e “djegin” për finalen, festë në “Asllan Rusi”

Futbolli italian mbetet jashtëzakonisht i dashur për shqiptarët dhe finalja e sotme mes Juventusit e Realit  po pritet me entuziazëm të jashtëzakonshëm sidomos nga tifozët juventinë.

Kanë kaluar dy dekada nga triumdi i fundit dhe në atë periudhë një nga finalet e humbura ka qenë ndaj Realit, ndaj sot synohet edhe hakmarrja.

“Juventus Club Tirana”, degëzimi kryeqytetas i tifozëve bardhezinj, do të organizojë sot transmetimin e ndeshjes në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku me një çmim simbolik do të mundësohet ndjekja e sfidës mes tifozëve e miqve, që është shumë më emocionuese se ta ndjekësh finalen e madhe në lokale, pika lotosh, apo shtëpi.

Duke parë numrin e madh të anëtarëve të “Juventus Club Tirana”, por edhe tifozët e shumtë të ” Zonjës”, sot “Asllan Rusi” do të “digjet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online