Tirana ka nisur sot stërvitjen, pa bërë fare pushim pas rënies nga kategoria, sepse në horizont është Kupa e Shqipërisë.
Finalja kundër Skënderbeut është në prag (të mërkurën ora 19.00 në Elbasan), ndaj Tirana po mundohet të mbledhë forcat e fundit mendore që i kanë mbetur, për të tentuar mrekullinë, sepse e tillë mund të quhet tani një fitore ndaj Skënderbeut.
Lojtarët shkuan në stërvitje të heshtur, ndërsa presidenti Refik Halili i takoi dhe u tha pak fjalë.
Sipas Supersport, Halili ka thënë: “Tashmë kemi rënë nga kategoria. Është katastrofë. Të shohim çdo të ndodhë më pas, por tani të përqendrohemi te kupa”.