Frenk Lampard i ka monitoruar të gjithë nga afër gjatë kësaj periudhe. Trajneri është gati të nisë aventurën e tij në stolin e Çelsit, që është edhe ekipi ku shkroi historinë si futbollist.
41-vjeçari ka vendosur të “pastrojë” skuadrën dhe dy janë largimet e para. Që duhet të ndodhin sa më shpejt, për të mirën e Çelsit dhe sidomos vetë lojtarëve.
Daily Express raporton se Lampard i ka shprehur qartë dyshes Timue Bakajoko dhe Deni Drinkuoter se nuk janë në planet e tij. “Blutë e Londrës” paguan 75 milionë sterlina (35 kushtoi anglezi dhe 40 francezi) për kartonët e tyre verën e vitit 2017.
Të dy mesfushorë, të dy me kontrata që përfundojnë në verën e vitit 2022. Ish-i i Milanit dhe Leisterit duhet të gjejnë sa më shpejt një ekip të ri për të vazhduar karrierën.