PSG festoi titullin një natë më parë, teksa u kurorëzua kampione e Francës për herë të tetë. Trofeu i gëzoi të gjithë, por në veçanti një nga lojtarët festoi më shumë. Ai ishte Dani Alvesh.
Braziliani është tashmë lojtari më i suksesshëm në historinë e futbollit për sa i përket trofeve. Mbrojtësi festoi një natë më parë trofeun e 42-të në karrierën e tij, më shumë se kushdo në historinë e futbollit.
Alvesh e ndante vendin e parë me egjiptianin Hosam Hasan, i cili kishte koleksionuar plot 41 trofe, por tashmë braziliani është i vetëm në krye. Gjithashtu, mbrojtësi ka mundësinë që të shkojë në 43 këtë sezon, pasi PSG është në lojë edhe për Kupën e Francës.