Para pak ditësh Gazzetta dello Sport publikoi pagat e Serisë A dhe nuk mund të mos bënte përshtypje paga e Elseid Hysajt, i cili merrte më pak se 1 milion euro në sezon, edhe pse verën e shkuar u bë fakt zyrtarizimi i rinovimit me rreth 1.5 milionë euro në sezon.
Mbrojtësi i kombëtares sonë është ndër yjet e Serisë A dhe kjo shihet si në fushë, ashtu edhe në treg.
Gazetari italian i La Repubblica, Antonio Korbo, zbulon një prapaskenë interesante, pasi Juve e kishte shumë seriozisht për Hysajn këtë verë: “Juventusi e Napoli kanë marrëdhënje të mira, edhe për faktin se Anjeli e De Laurentis kanë pozicione të rëndësishme në ECA, shoqata e klubeve europianë. Juventusi ofroi 40 milionë euro për Hysajn, por Napoli refuzoi, sepse e çmon shumë lojtarin dhe e konsideron të pashitshëm”.