Sen Longstaf është objektivi i radhës në “Old Traford”. Mesfushori i Njukasëll është pëlqehet shumë nga Solskjaer, i cili ka dhënë direksionin për të blerë 21-vjeçarin. Saktësia dhe stabiliteti i djaloshit në fushë e impresionojnë trajnerin e të kuqve.
“Djajtë” kanë ofruar rreth 30 milionë euro drejt Njukasëll për t’i bindur këto të fundit ta lënë të lirë lojtarin. Propozim ky që është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga bardhezinjtë. Ata kërkojnë të paktën 50 milionë euro për Longstaf.
Në rast të kundërt i riu do të qëndrojë në ekipin aktual për t’u rritur akoma më shumë profesionalisht. Sezonin e kaluar anglezi kaloi vetëm gjashtë muajt e dytë në skuadrën e parë dhe që atëherë zuri vend stabël në formacion, ku arriti të shënojë edhe një gol. Pas kërkesave të larta të Njukasëll, Junajtid me shumë mundësi do të heqë dorë për të gjetur një tjetër talent me çmim më të leverdisshëm.