244 minuta pritje, Soue: Goli më çliroi!

Sumuesi: E kërkoja golin dhe më në fund erdhi. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës tashmë

Ka ardhur në Shqipëri për të bërë Ekubanin e kampionatit të kaluar dhe më së fundi e ka gjetur edhe golin e parë me fanellën e Skënderbeut. U deshën 244 minuta që të zhbllokohej dhe këtë e bëri mbrëmë pikërisht ndaj rivalit të Skënderbeut, Partizanit. Ali Soue, sulmuesi nga Gambia, zhbllokoi rezultatin mbrëmë në Korçë, ndërkohë që për këtë gol vetë sulmuesi shprehet më shumë se i lumtur: “Jam shumë i kënaqur për këtë fitore të madhe që arritëm ndaj Partizanit.

Në qoftë se luajmë kështu në ç’do ndeshje nuk ka skuadër që do të ndalë dhe me plot gojë nuk do të kemi kundërshtarë. Pa diskutim që po e kërkoja golin dhe e gjeta sot (dje) ndaj të kuqve dhe kjo më gëzon edhe më shumë. U kënaqa pa masë që shënova dhe goli më çliroi shumë, duke bërë që në të ardhmen të shënoj edhe gola të tjerë. Ishte një natë e madhe dhe tani na mbetet për të menduar për ndeshjet e radhës. Ndihem më shumë se i lumtur me këtë Skënderbe”, u shpreh lojtari për “Sport Ekspres”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online