Moxhi mban skuadrën në stadium, Demi qetëson Julianon!

0

Humbja në Korçë dhe vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e para kanë bërë që Luçiano Moxhi të shpërthejë dhe pakënaqësinë e tij ta shprehë pas ndeshjes, duke mbajtur futbollistët e Partizanit edhe thuajse 40 minuta më shumë në stadium.

Tone të larta dhe të ashpra, ashtu sikurse bëri edhe trajneri Mark Juliano, që i kërkoi lojtarëve nëse kishte diçka që nuk shkonte. Moxhi ka kërkuar më shumë impenjim, ndërsa  në rast se nuk do të ketë përmirësim, mund të nisin edhe grumbullimet, pra që nga e hëna e tej, për të përgatitur ndeshjet…

Sakaq, presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka folur pas ndeshjes në një prononcim të shkurtër për “newsport.al”. I pyetur në lidhje me ndeshjen, ai është treguar i prerë dhe i sinqertë. “Skënderbeu e meritoi fitoren luajtën më mirë se ne”. Numri një i klubit ka folur edhe për mundësinë e shkarkimit të trajnerit Mark Juliano. “Nuk ka asgjë të vërtetë”.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.