230 milionë mes debateve, buzëqeshin te Luftëtari

Jo pa debate ka kaluar buxheti në Bashkinë Gjirokastër. Ishte parashikuar që të kalohej disa ditë më parë, por vetëm sot këshilltarët kanë vendosur të ngrenë kartonët dhe kështu edhe për klubin Luftëtari ka lajme të mira.

Ishte parashikuar që për klubin të miratohehin plot 230 milionë lekë të vjetra dhe sot është miratuar buxheti. Tashmë pritet që fondi të lëvrohet dhe shuma që i takon bashkisë t’i kalojë klubit Luftëtari.

Por në të ardhmen pritet të ketë kontrolle mbi shumat e shpenzuara nga klubi, pasi këshilltarë të ndryshëm mendojnë se Bashkia që ka 25% të aksioneve kontribuon më shumë se aksionerët e tjerë. Gjithsesi edhe këtë herë buxheti ka kaluar.

Një frymëmarrje për klubin e Luftëtarit, që gjatë pjesës së parë të sezonit ka pasur probleme financiare dhe futbollistët prej muajsh nuk janë paguar. Me lëvrimin e fondit pritet që lojtarët të marrin atë që u takon. Kjo do të rikthente edhe qetësinë në kampin bluzi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online