Pak javë pas mori pjesë në Botërorin e tij të pestë me Meksikën, Rafa Markez i jep lamtumirën futbollit. Mbrojtësi meksikan ka publikuar një letër në rrjetet sociale, ku njofton se ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.
Markez është 39 vjeç dhe një ndër futbollistët e paktë në histori qr kanë luajtur në 5 Kupa Bote, ndaj me të drejtë është një hero në Meksikë, ku konsiderohet mbrojtësi më i mirë në historinë e këtij vendi.
Një karrierë plot suksese, sidomos të Barcelona, sepse në 20 trofe të fituar në karrierë mes klubeve e kombëtares, 12 i ka fituar te Barcelona.
Kaiser i Miçoakan, siç e quajnë në Meksikë, ka fituar 2 herë Champions League, ndërsa tani do të vijë si drejtues i lartë i klubit meksikan Atlas, aty ku nisi karrierën si futbollist.
“Kanë qenë 22 vite në të cilat ndihem shumë i lumtur që kam bërë shumë sakrifica, sforcime, gabime, suksese, që ndonjëherë kanë dhënë trishtim e zhgënjim, por në shumicën e tyre kanë dhënë shumë gëzim”, shkruan ndër të tjera Rafa.
Simplemente Gracias!! #4ctitud pic.twitter.com/zWb3Y6su8h
— Rafa Marquez (@RafaMarquezMX) July 21, 2018