Ndërprerja e kampionatit ka lejuar Interin të punojë për të gjetur defektet e javëve të para të kampionatit, por trajneri Spaleti ka humbur shumë titullarë për shkak të grumbullimit me kombëtaret dhe natyrisht shpreson që të gjithë të kthehen në formë të plotë fizike.
Megjithatë, sot një lajm i keq ka ardhur nga mbrojtësi Shime Vrsaljko, sepse mbrojtësi kroat është dëmtuar në sfidën e Nations League kundër Spanjës.
Anësori i djathtë u zëvendësua pas 20 minutash lojë dhe u duk dëmtim serioz në gju, por natyrisht priten kontrollet mjekësore.
Vrsaljko është një ndër blerjet më të rëndësishme të verës për Interin, por ka luajtur vetëm një ndeshje nga minuta e parë për zikaltrit dhe ende nuk është kthyer në formë të plotë fizike.