19-vjeçari i bën lëmsh të gjithë, Barcelona rrezikon përjashtimin!

Barcelona e humbi ndeshjen e parë kundër Levantes në Kupën e Mbretit me rezultatin 2-1, ndërsa sonte në mbrëmje djemtë e Valverdes do të tentojnë të kthejnë rezultatin për të siguruar një vend në çerekfinale. Por fitorja mund të mos mjaftojë dhe kjo mund të jetë ndeshja e fundit e ekipit katalanas në këtë kompeticion.

Siç raporton “elmundos.es”, Barcelona mund të përjashtohet nga Kupa e Mbretit. Klubi ka bërë një gabim të pafalshëm, duke aktivizuar në lojë Huan Brandariz Movija, i njohur me emrin Çumi. Ai luan në mbrojtje dhe Valverde e aktivizoi si titullar në ndeshjen kundër Levantes.

19-vjeçari është pjesë e ekipit B, ekip me të cilin ishte i skualifikuar për ndeshjen e radhës. Një tjetër media spanjolle mendon ndryshe dhe tregon versionin e saj. “El Mundo Deportivo” thekson se rregullorja e RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) ka ndryshuar në muajin dhjetor dhe aktivizimi i Çumit nuk është një problem.

Pavarësisht rrjedhjes së ngjarjeve, fusha do të përcaktojë ekipin e kualifikuar sonte në mbrëmje, ndërsa më pas do të mësohet nëse Barcelona nuk ka gabuar me aktivizimin e lojtarit, apo do të përjashtohet nga kompeticioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *