18 muaj larg futbollit, Tirana njofton me video speciale rikthimin e Gentian Muçës

Një ndër mungesat më të mëdha të skuadrës së Tiranës në dy sezonet e fundit ka qenë padyshim, zëvendës-kapiteni Gentian Muça. Qendërmbrojtësi, i cili nuk luan që prej takimit ndaj 3 marsit të 2017-ës ka kaluar një ndër periudhat më të vështira të jetës së tij. Dëmtime e shumta, që e kanë shoqëruar për vite më radhë, nuk do të ishin asnjë gjë para betejës me një masë tumorale, që fatmirësisht rezultoi “beninj”.

Rikthimi në futboll mund të dukej diçka tepër ambicioze, pas gjithë atyre peripecive, por 31-vjeçari pas mbështetjes së pakushtëzuar të klubit dhe shokëve të ekipit vendosi që ta provonte. Ditën e sotme, 24-herë kampionët e vendit kanë konfirmuar me anë të një video speciale rikthimin e Muçës.

Mbrojtësi kryeqytetas është një ndër lojtarët e preferuar të tifozerisë së Tiranës, pasi përveç kualtetit si futbollist, Muça është gjithashtu një tifoz i thekur i skuadrës bardheblu, gjë që e ka shfaqur shumë herë gjatë karrierës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *