15 milionë të tjera për Tiranën

 

Halle plot, por fundi i sezonit edhe pse i errët me rënien nga Kategoria Superiore, Tiranës po i sjell para pa fund. Së pari, skuadra fitoi Kupën, mori 50 milionë lekë të vjetër, do të marrë paratë nga Europa, por edhe nga renditja “fair-play”. Skuadra bardheblu e ka mbyllur e para në këtë renditje dhe në bazë të rregullores do të marrë shpërblimin si ekipi më i mirë.

Ndonëse Superiorja u bë e pamundur për Tiranën këtë sezon, të paktën ka një tjetër renditje, që e shohin veten në krye. Kjo ka të bëjë me pikët që Tirana ka grumbulluar në lidhje me sjelljen e lojtarëve në fushë, ndëshkimin me kartonë, sjelljen e tifozërisë dhe ndëshkimet nga Komisioni i Disiplinës. Në faqen zyrtare të institucionit të futbollit është publikuar, kjo renditje në të cilën Tirana numëron 264 pikë. Bardheblutë kanë arritur të lënë pas çdo skuadër tjetër të Superiores. Madje, edhe rivalët e përjetshëm, Partizanin. Ndjek Skënderbeu me 247 pikë. Rivaliteti është i ashpër edhe në këtë aspekt, pasi Skënderbeu u shkatërrua në ndeshjen e parafundit me kartonët e verdhë dhe të kuq.

Bie në sy renditja në vend të parafundit e skuadrës së Kukësit, e cila ka qenë në krye të renditjes së Superiores për shumë javë dhe u shpall ekipi. Korabi mbyll klasifikimin me 218 pikë, duke qenë ekipi më pak “fair play” se skuadrat e tjera të Kategorisë Superiore. Gjithsesi, Tirana ia del të jetë e para në renditjen “fair-play” për këtë sezon.

 

Nr. Skuadra            Pikët

  1.  KF Tirana          264

2.  KF Skenderbeu  247

3.  KF Vllaznia         241

4.  Flamurtari FC     238

5.  KS Luftëtari        238

6.  KF Partizani        237

7.  KF Teuta            237

8.  KF Laçi               231

9.  FK Kukësi           222

10. KS Korabi          218

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *