(VIDEO) Isufaj, lamtumira me Kievon me gol ndaj Interit!

0

I ka bërë dhuratën e fundit skuadrës, edhe pse nuk ka mjaftuar. Talenti shqiptar i Kievos, Andrea Isufaj, ka realizuar sot golin e barazimit të përkohshëm në ndeshjen Inter-Kievo për play-off në rrugën drejt titullit kampion në kategorinë “Primavera”. Skuadra zikaltër ka shkuar në gjysmëfinale, teksa sfida u vendos nga Rivas. Endrra e Kievos mbyllet këtu, por për sulmuesin kuqezi e ardhmja pritet edhe më e bukur, sepse tani do të vendoset se ku do të luajë. Sigurisht, shumë skuadra e kërkojnë por do të jetë detyra  e menaxherit Sokol Haxhia që të këshillojë lojtarin të zgjedhë ashtu si duhet dhe të mos gabohet.

Në fund të ndeshjes, Isufaj ka postuar edhe një fotografi, bashkëngjitur me një mesazh të shkurtër: “Shkoi si shkoi, dua të vendos këtë foto të fundit për të kujtuar momentet e bukura, si gëzimin për golin e barazimit të sotëm. Ndërkohë, dua të falënderoj të gjithë, shokë skuadre, doktorë, magazinierë, staf dhe tifozë, sepse ishte një vit i paharrueshëm që do të mbaj gjithmonë në zemër”. Plot 11 gola të realizuar këtë sezon. Nëntë në kampionat dhe dy në kupën e Italisë për moshat, për të mbyllur një sezon super. Në pritje të së ardhmes… që do të jetë më e shndritshme.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.