15 milionë lekë shpërblim, festë e dyfishtë te Vllaznia

Plot 15 milion lekë shpërblim do të përfitojnë futbollistët kuqeblu për barazimin e djeshëm ndaj Tiranës, që bëri të mundur arritjen e objektivit të qëndrimit në kategorinë Superiore. Premio në fjalë iu bë me dije skuadrës nga dashamirësi i futbollit shkodran, biznesmeni Ardit Kraja, në një minifestë të organizuar menjëherë pas ndeshjes në lokalin poshtë shkallëve të stadiumit “Loro Boriçi”. Festë, që është përjetuar me shumë emocion nga të gjithë në kampin kuqeblu, futbollistë, trajnerë dhe drejtues të klubit.

Nuk është hera e parë, që biznesmeni shkodran Ardit Kraja shfaqet me të tilla sponsorizime për skuadrën kuqeblu. E ka bërë edhe më përpara, që në kohën kur skuadrën e drejtonte përkohësisht Armir Grima. Skuadra ka festuar e gjitha bashkë, pasi ia arriti qëllimit të qëndrojë mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Ndërkohë, një pjesë e drejtuesve të skuadrës kanë festuar edhe me këngëtarin e njohur shkodran, Bujar Qamilin, i cili kishte bërë thirrje para ndeshjes për mbështetje sa më të madhe nga ana e tifozëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online