13 sezone me Veleçikun, “veterani” Çokaj sheh ndryshim: Kjo, skuadra më e mirë!

0

Skuadra e Veleçikut të Kolpikut këtë sezon futbollistik luan në Kategorinë e Parë, e ardhur nga Kategoria e Dytë. Edhe pse është debutuese në këtë kategori, në 14 ndeshjet e luajtura ka grumbulluar 19 pikë dhe renditet në vendin e 6-të në Grupin A. Për Besart Çokajn, futbollisti që është prezent te kjo skuadër në tre pjesëmarrjet në Kategorinë e Parë, Veleçiku i këtij sezoni është më i mirë se në pjesëmarrjet e kaluara.

“E kam nisur 17 vjeç te Veleçiku dhe në këtë rrugë të gjatë deri më sot kam luajtur në tre sezone në Kategorinë e Parë. Dallimi është i madh dhe shoh se në këtë sezon është Veleçiku më i mirë se në dy pjesëmarrjet e tjera në Kategorinë e Parë. Nuk kemi synim vetëm një pjesëmarrje në këtë kategori”, kështu deklaron Çokaj për SportEkspres.com, duke theksuar më pas se nga starti deri në javën e 14-të synimet kanë ndryshuar.

“Në fillimin e këtij sezoni Veleçiku kishte si synim primar qëndrimin në grupin e mbijetesës, por gradualisht skuadra erdhi në rritje dhe po tregon se ka mundësi për më shumë. Nëse ne do të kishim stadiumin tonë të licencuar dhe do t’i zhvillonim ndeshjet në shtëpi, besoj se Veleçiku do të kishte më shumë pikë në renditje”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.