100-vjetori i trishtë i Vllaznisë, Vllaznit Ultras nderojnë themeluesit

Vllaznia ka mbushur sot 100 vjeç dhe ka qenë festa më e trishtuar në historinë e klubit, sepse kurrkush nuk e shihte as në ëndërr që Vllaznia e madhe, ajo e titujve kampionë dhe e futbollit të bukur, “Djepi i futbollit”, do të katandisej në një klub pa busull, pa të tashme e pa të ardhme, duke luftuar për ngjitje në elitën e futbollit shqiptar.

Bashkia Shkodër ka organizuar një ceremoni modeste, ku natyrisht nuk ka pasur vend për festime, ndërsa gjestin më kuptimplotë, sado simbolik, e ka bërë tifogrupi Vllaznit Ultras.

Në godinën ku u themelua Shoqëria Vllaznia është vendosur sërish pllaka përkujtimore, për t’u rikujtuar shkodranëve zanafillën e klubit Vllaznia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online