100 stërlina gjobë për çdo minutë vonesë, sekreti i surprizës së Premier Ligës

Në angli, por edhe në Europë janë të shumtë ata që kanë ngritur pyetjen, se cili është sekreti i skuadrës që ka befasuar në këtë fillim sezoni në Premier Ligë. Uotford ka regjistruar 4 fitore në katër ndeshjet e para të kampionatit dhe e sheh veten përkohësisht në krye të renditjes.

Përveç një skuadre cilësore dhe metodës serioze të punës, një prej arsyeve të suksesit janë edhe… gjobat. Trajneri Garsia ka vendosur disiplinë të hekurt në skuadër. Rregulla strikte në dhomat e zhveshjes, të cilat janë të detyruar t’i zbatojnë të gjithë futbollistët.

Një shembull lidhet me vonesat në stërvitje: për çdo minutë që kalon nga orari i përcaktuar për të zbritur në fushë, lojtarët janë të detyruar të paguajnë 100 stërlina gjobë. Kjo metodë u zbulua nga sulmuesi Troi Dinei për “BBC”: “Këtë vit trajneri ka detyrën të përcaktojë vlerën e gjobave. Më e keqja është masa me 100 stërlina gjobë për çdo minutë me vonesë në stërvitje”.

Edhe pse masat e marra duken tejet të ashpra, nëpërmjet rregullave të forta, trajneri Garsia ka fituar respektin e ekipit, me futbollistët që tashmë e ndjekin plot besim dhe admirim. Por, gjobat nuk janë arsyeja e vetme e suksesit. Sapo u emërua në krye të Uotford, trajneri përcaktoi një dietë të re ushqimore, kërkoi pajisje të reja në palestër dhe ndryshoi intensitetin e stërvitjeve. Dueli i radhës është të shtunën kundër Mançester Junajtid, për të bërë edhe një hap tjetër përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online