Arsenali, Çelsi dhe Fulhemi janë prej vitesh skuadrat që nxjerrin më shumë talente në Angli, me të tria skuadrat londineze që iu japin shumë prioritet futbollistëve të rinj. Një listë me 10 talentet më premtues është bërë sot nga analistë të futbollit në Angli, e cila është publikuar nga “FourFourTwo”.
Arsenali ka tri futbollistë, Çelsi dy, po aq sa Mançester Junajtid. Mançester Siti përfaqësohet vetëm nga Fil Foden, ndërsa listën e kryeson lojtari i shumëkërkuar, Kalum Hodson-Odoi. Ja kush janë 10 talentet më premtues anglezë të momentit:
- Emil Smith-Raui – Arsenal (RB Lajpcig – huazim)
- Diogo Dalot – Man. Junajtid
- Ithan Ampadu – Çelsi
- Mateo Guenduzi – Arsenal
- Morgan Gibs-Uajt – Ulvërhempton
- Mejson Grinud – Man. Junajtid
- Rajan Sesenjon – Fulhem
- Reis Nelson – Arsenal (Hofenhaim – huazim)
- Fil Foden – Man. Siti
- Kalum Hudson-Odoi – Çelsi