Merkatoja po afron dhe të ëndërrosh, nuk kushton asnjë qindarkë. Gjatë kësaj vere, shumë telenovela do të marrin fund dhe e ardhmja e disa lojtarëve do të zgjidhet më në fund. Ajo që të gjitha skuadrat duan, është të përmirësohen, sidomos në repartin e sulmit.
Por dihet tashmë se sulmuesit janë ata që vlerësohen më së shumti në treg, jo vetëm për golat që mund t’i sjellin një skuadre, por dhe për faktin që janë ata të cilët shesin më shumë fanella dhe kanë më shumë fansa.
Edhe këtë merkato, pritet që sulmuesit të jenë ata që do të jenë në fokus, por kush janë 10 bomberat që mund të ndërrojnë skuadër gjatë merkatos së verës dhe sa vlerësohen në treg (sipas Transfermarkt)?
- Tomas Myler 35 milionë euro
- Gonzalo Higuain 45 milionë euro
- Riçarlison 45 milionë euro
- Edinson Kavani 50 milionë euro
- Luka Joviç 55 milionë euro
- Timo Verner 65 milionë euro
- Romelu Lukaku 85 milionë euro
- Mauro Ikardi 90 milionë euro
- Paolo Dibala 100 milionë euro
- Antuan Grizman 150 milionë euro