Ylber Ramadani është gati për të marrë përsipër hapin më të madh në jetën dhe karrierën e tij. Mesfushori shqiptar ka vendosur që ta mbyll bashkëpunimin me Aberdeen. Joshja e ardhur nga Seria A ishte e madhe.
Aberden ka pranuar përfundimisht ofertën e Leçes dhe Ramadani do të jetë pjesë e ekipit italian duke filluar që nga ky sezon. Klubi skocez do të përfitojë rreth 1.3 milionë euro dhe njëkohësisht do të mbajë 10% të kartonit të Ramadanit për të përfituar nga një tjetër shitje e mëvonshme. Një biznes që i sjell shumë përfitim edhe Aberden pasi e bleu mesfushorin e Kombëtares për vetëm 100 mijë euro. /Sport Ekspres/