E bujshme/ Ernest Muçi do të luajë në La Liga, zbulohet ekipi që pritet të marrë ish-lojtarin e Tiranës

Ernest Muçi është duke kaluar një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij. Ish-lojtari i Tiranës arriti të shijonte edhe një gol me fanellën e Shqipërisë, teksa te Legia e Varshavës ka dhuruar jo pak spektakël.

Por tani ka ardhur koha që Muçi të provohet në elitën e Europës, atë të vërtetën. Jo më në Poloni, Ernesti ka ofertë nga La Liga. Endi Tufa, gazetari i Top Channel raporton se ka bisedime intensive mes Celta Vigos dhe përfaqësuesve të lojtarit shqiptar. Sipas këtyre burimeve, thuhet që marrëveshja pritet të mbyllet me sukses dhe Muçi të jetë pjesë e La Liga në sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online