Zyrtare: Tjetër largim me peshë te Teuta, klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit!

0

Ekipi i Teutës ka njoftuar zyrtarisht pak momente më parë edhe largimin e dytë nga klubi durrsak. Pas mbrojtësit Erlis Frashëri, radhën për t’u larguar e ka Amadu Latif.

Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, Teuta ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin. Kujtojmë, Latif u përfol për një kalim në Bjellorusi në janar, por që nuk u arrit të finalizohej.

ZYRTARE

Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Amadu Latif. Sulmesi dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin marrëveshjen mes palëve. Klubi falënderon Amadu Latif për kontributin e dhënë me fanelën e Teutës, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.